![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/auto_jorn-rohde-ambasadori-gjerman-1536x10241669107640-1.jpg)
Ambasadori i Gjermanisë: Dhuna ndaj EULEX-it dhe policisë duhet të ndalet menjëherë
Përveç sulmit ndaj Policisë së Kosovës dhe gazetarëve në veri të vendit, mbrëmë është sulmuar edhe një patrulle të EULEX-it në Zveçan.
Sulmet e tilla kanë ngjalluar edhe reagime të ndërkombëtarëve.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një reagimi në “Twitter”, ka theksuar se dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet menjëherë.
“EULEX-i kontribuon në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët. Dhuna kundër EULEX-it dhe ofruesve të tjerë të sigurisë duhet të ndalet menjëherë”, ka shkruar Rohde.
#EULEX contributes to providing safety and security to all citizens. Violence against EULEX and other security providers needs to stop now. https://t.co/zJ15eNR2Xm
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 11, 2022
Sulmet në veri i ka dënuar edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.