Ambasadori i Gjermanisë e viziton ministrin e Shëndetësisë
22 dhjetor 2021
| 17:01
Ministri i Shëndetësisë, dr. Rifat Latifi ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Në këtë takim është biseduar për pandeminë Covid-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.
Në këtë drejtim, ministri Latifi ka falënderuar shtetin e Gjermanisë për mbështetjen konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në vazhdimësi.
Ministri Latifi dhe ambasadori Rohde janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe gjithashtu kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit dhe zbatimin e masave kundër Covid-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.