Ambasadori i Gjermanisë pret formimin e shpejtë të Qeverisë së re
08 tetor 2019
| 16:30
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se pas përfundimit të procesit të numërimit të votave pret sa më shpejtë formimin e qeverisë së re.
Diplomati gjerman ka thënë se tani përgjegjësia i takon politikës në të mirë të ardhmes së vendit.
“Ne mezi presim formimin e shpejtë të një qeverie të re dhe bashkëpunim të ngushtë për të vazhduar më tej. Qytetarët kanë dhënë mandatin, tani përgjegjësia i varet politikës në të mirë të së ardhmes së vendit. Mezi pres të rikthehemi në punë”, ka shkruar Heldt në llogarinë e vet në “Twitter”.