Ambasadori i Gjermanisë vizitoi shoqatën e të burgosurve politik

06 shkurt 2023 | 23:34

Sot, në Shoqatën e të Burgosurve Politik, ishte për vizitë Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde i shoqëruar nga Gjeneral Brigade, Joachim Hoppe, Drejtor i NALT-it (zyra Ndërlidhëse e NATO-s) në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në fillim e vizituan Burgun-Muze, “Burgu i Idealit”, Ambasadori me shoqëruesin e tij, te Burgu-Muze, u pritën nga Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni Kaloshi, Enver Dugolli dhe nga Kryetari i Shoqatës, Shefik Sadiku, Skender Vardari dhe, Emin Sallahu, zyrtar në Burgun-Muze. E vizituan edhe një pjesë të Ekspozitës afër hyrjes të muzeut të burgut dhe mandej, gjithë objektin e Burgut.

Pastaj, Ambasadori me shoqëruesin e tij u pritën nga Kryesia e Shoqatës në selinë e saj, me këtë rast u njoftuan për burgosjet e popullit shqiptar në ish jugosllavinë e regjimit të Titos dhe të Millosheviqit, që nga viti 1945 – 1999, gjegjësisht, gjer në përfundimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ndihmuar nga NATO-ja, duke e përfshirë edhe Gjermaninë, gjer më 12.06.1999.

Kryetari i Shoqatës, Shefik Sadiku, i shprehu mirëseardhje Ambasadorit dhe Shoqëruesit të tij, në shoqatën tonë. Kontributin e tyre për punën e shoqatës e kanë dhënë, edhe Anëtarët e Kryesisë si: Hydajet Hyseni, Meriman Braha, Zymer Neziri dhe Nënkryetari, Xhevat Bislimi, Ilmi Ramadani, Berat Luzha, Deputeti i Kuvendit, Enver Dugolli dhe Selatin Novosella, në cilësinë e Redaktorit të Leksikonit i cili do të botohet në shumë vëllime, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ish të burgosurit, Sherafedin Berisha dhe Skender Vardari.

Më 06.02.2023, Prishtinë

Shefik Sadiku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Vizita në Turqi e kryeministrit, vjen si…