Ambasadori i Gjermanisë viziton Asociacionin e Komunave të Kosovës

14 shkurt 2022 | 13:50

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde së bashku me udhëheqësen e bashkëpunimit për zhvillim në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Vera Baumann dhe udhëheqësin e GIZ-it në Kosovë David Oberhuber vizituan Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Imri Ahmeti, ka falënderuar ambasadën dhe shtetin e Gjermanisë për përkrahjen që kanë dhënë për komunat por edhe për Asociacionin e Komunave të Kosovës për vite më radhë.

Po ashtu Ahmeti ka njoftuar mysafirët me punën dhe angazhimin e Asociacionit të Komunave në lobim dhe shërbime ndaj komunave si dhe për bashkëpunimin e nivelit lokal me nivelin qendror.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohdde, ka falënderuar delegacionin e AKK-së për pritjen dhe për bashkëpunimin që është zhvilluar për vite me radhë sidomos mes AKK-së dhe GIZ-it në projekte dhe programe të ndryshme për qeverisjen lokale në Kosovë.

Në këtë takim është biseduar edhe për mundësitë për bashkëpunime të reja mes komunave gjermane dhe komunave të Kosovës dhe vetë AKK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes…