Ambasadori i Guinesë, i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ambasadorin jorezident të Republikës së Guinesë, Mamadou Siradiou Diallo.
Ambasadori Diallo, ka shfaqur interesimin për rritje të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, sikurse edhe për realizimin e një vizite të kryetarit të shtetit të tij në Kosovë.
Sipas tij, lufta për çlirim është pjesë e historisë që lidhë të dy shtetet.
Ndërsa kryeparlamentarja Osmani, ka thënë se është në interesin e Republikës së Kosovës të forcohet bashkëpunimi me Guinenë, sidomos duke pasur parasysh pozitën e këtij shteti në Afrikën Perëndimore në funksion të sigurimit të njohjeve të reja.
Në këtë takim është biseduar edhe për mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
/Epoka e re/