Ambasadori i Italisë në Kosovë reagon pas vrasjes së ambasadorit italian në Kongo

22 shkurt 2021 | 15:51

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, ka reaguar pas sulmit terrorist që ka ndodhur të hënën në Kongo, ku ka humbur jetën ambasadori italian, Luca Attanasio, si dhe një karabinier që e shoqëronte atë.

“Bashkëndiej me familjet e ambasadorit në Kinshasa, Luca Attanasio, Karabinierit, Vittorio Lacovacci dhe shoferit të tyre, të cilët, gjatë kryerjes së detyrës, ishin sot viktima të një sulmi frikacak afër Gomas”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në  “Twitter”.

Attanasio, një diplomat karriere është transportuar në spitalin e qytetit të Goma pas plagosjes.

Motivi i këtij sulmi nuk është ende i qartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nxënësit e shkollave fillore, në më shumë se gjysmën e…