Ambasadori i Izraelit bën ‘sallta’ në zyrën e presidentit të Maqedonisë së Veriut
26 korrik 2019
| 22:48
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka postuar në rrjetin social “Twitter”, një fotografi me ambasadorin e Izraelit në këtë vend, por që është e pazakontë në takime politike.
Kjo fotografi, “qëndro në duar” me ambasadorin e Izraelit Dan Oryan, duhet të jetë një motiv dhe arsye më shumë se pse ushtrimet janë të rëndësishme, sa më shpesh aq më qejf”, ka shkruar Pendarovski në “Twitter”.