Ambasadori i izraelit në Serbi: Tërheqja e njohjes për Kosovën, e pamundur

12 maj 2021 | 13:06

Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka bërë me dije se është e pamundur mundësinë që Izraeli të tërheqë njohjen e Kosovës.

Ai ka thënë se përderisa dy shtetet janë pajtuar me marrëveshjen për themelim të raporteve diplomatike nuk ka asgjë kontestuese mes dy vendeve.

“Nuk e shoh të mundshme për momentin. Një marrëveshje është arritur, Izraeli e ka njohur Kosovën dhe Kosova do të hapë ambasadën në Jerusalem. Nuk shoh tërheqje të njohjes përderisa dy shtetet janë pajtuar për këtë në marrëveshje”, ka deklaruar ai në një deklaratë për “TV Prva”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithnjë e më shumë po flitet për një lamtumirë të…