Ambasadori i Kosovës në Kanada dorëzon letrat kredenciale tek guvernatorja e përgjithshme
11 mars 2020
| 09:02
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, ia ka dorëzuar letrat kredenciale Guvernatores së Përgjithshme të Kanadasë, shkëlqësisë së saj, Julie Payette.
Krahas ceremonisë protokollare, Ambasadori Kryeziu është pritur nga Payette në rezidencën e saj protokollare në Rideau Hall, ku në një takim kanë diskutuar më gjerësisht mbi marrëdhëniet e shkëlqyera që mbretërojnë mes Kosovës dhe Kanadasë.
Adriatik Kryeziu është diplomat karriere.
Ai është pjesë e shërbimit të jashtëm-diplomatik të Kosovës që nga themelimi i saj, më shumë se 12 vjet.
Ka shërbyer në Drejtorinë Politike të Ministrisë së Jashtme, ndërsa për dy vjet e ka drejtuar misionin diplomatik të Kosovës në Pragë.