Ambasadori i Kosovës në Kroaci: Janë njerëzit tanë që punojnë në Gjermani

25 korrik 2021 | 12:43

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka mbërritur në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona që janë lënduar nga aksidenti i autobusit nga Kosova në Kroaci, i cili ua ka marrë jetën 10 personave.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke thënë se ata dhe të aksidentuarit që mbetën të lënduar janë “njerëzit tanë që punojnë në Gjermani”.

“Fatkeqësisht kemi ardhur për shkak të një aksidenti të tmerrshëm. Unë thjesht do të doja ta falënderoja Qeverinë e Republikës së Kroacisë dhe të gjithë autoritetet që na ndihmuan në këtë kohë. Unë vetëm mund të shpreh ngushëllimet e mia për familjet dhe t’u kërkoj atyre që të kenë mirëkuptim edhe për ne. Ne të gjithë do të jemi pranë tyre në këto kohë të vështira”, ka thënë Kasapolli.

Kasapolli ka thënë se autobusi ishte i një kompanie turistike nga Kosova, ndërsa ka folur me jo pak emocion për ata që vdiqën dhe të tjerët që mbetën të lënduar.

“Këta janë të gjithë njerëz tanë që punojnë në Gjermani dhe që po vinin për pushime në Kosovë”, ka thënë Kasapolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka zbuluar përmes postimeve…