![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/D452DE01-403E-45C1-92E6-9A441345FE3E.jpeg)
Ambasadori i Kosovës në SHBA: Serbia shfaqi zellin luftarak, grupi famëkeq rus Wagner me ta
09 dhjetor 2022
| 20:31
Ambasadori në SHBA, Ilir Dugolli, ka dënuar deklarimet nga Serbia për shqyrtimin e mundësisë së dërgimit të trupave në Kosovë.
“Zelli luftarak dhe luftënxitja e Serbisë ka ardhur përsëri në shfaqje ndërsa kërcënojnë se do t’i kthejnë forcat e tyre famëkeqe në Kosovë, e të cilave iu është bashkuar edhe grupi famëkeq rus, Wagner”.
Ai tha se çdo përpjekje për të portretizuar veprimet e paligjshme si të motivuara etnikisht janë të turpshme.
Kujtojmë se mbrëmë ishte drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ai që paralajmëroi se Serbia do ta shqyrtojë mundësinë e dërgimit të 1 mijë trupave në Kosovë duke u thirrur në Rezolutën 1244.