
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri infektohet me Covid
25 nëntor 2020
| 21:00
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, është infektuar me Covid-19.
Lajmin e ka bërë me dije vet ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Pas testimit për Covid-19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.
Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore”, ka shkruar ambasadori Nait Hasani.