Ambasadori i Kosovës në Shqipëri në prag të pensionimit
Skender Durmishi, mbi supe së shpejti pritet të ketë përfaqësimin diplomatik të vendit në një shtet vëllazëror.
Siq merr vesh Klan Kosova, ai është i përzgjedhuri për ambasador të ri në Shqipëri.
Diplomati i karrierës, aktualisht bartë postin e drejtorit të Departamentit për Planifikim Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku në nëntor të këtij viti do të duhet të pensionohet.
Ky fakt edhe e penalizon atë në ushtrimin e detyrës së re.
Anise mosha 65 vjeçare e pensionimit nuk përmendet në legjislacionin për shërbimin e jashtëm, ajo parashihet me ligjin për shërbyesit civil, ku përfshihet edhe personeli diplomatik.
I kontaktuar nga televizioni, Durmishi fillimisht pranoi se është propozuar për këtë pozitë, por më pas tha se nuk e di një gjë të tillë, meqë këto të dhëna janë konfidenciale.
Nga presidenca e cila bënë dekretimin e të caktuarve për ambasador kërkuan që pyetjet t’i drejtohen ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa nga ky dikaster nuk kanë kthyer përgjigje.