Ambasadori i Kosovës në Tiranë: Politika duhet të na afrojë dhe duhet të heqë pengesa (Video)

24 shkurt 2020 | 17:52

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ka thënë se ka shumë marrëveshje ekzistuese, por më shumë nevojë për nisma konkrete dhe zbatim në praktikë mes dy vendeve.

“Kemi nevojë të jemi shumë afër me njëri tjetrin, të jemi një. Përpjekjet janë në vazhdimësi. Janë nënshkruar disa marrëveshje, por ka pasur edhe neglizhenca. Të mos kemi barriera me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Hasani.

Ai foli dhe për nismëm e punës së tij në Tiranë.

Hasani ka thënë sepunën e ka nisur me tërmetin e nëntorit dhe kjo ka qenë një sfidë, por ai thekson se tërmeti krijoi edhe mundësinë e bashkimit. “Shqiptarët në Kosovë i hapën dyert e tyre për të prekurit nga tërmeti. Ne jemi shqiptarë dhe kemi një gjuhë, një traditë. Tani, politika duhet të na afrojë dhe duhet të heqë pengesat”, u shpreh Nait Hasani në “A2”.

Teksa u pyet për Mini Shengenin, ai tha se ne kemi nevojë që brenda shqiptarëve të ketë lehtësira.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca ka publikuar deklaratën e përbashkët me…