Ambasadori i Kosovës në Washington: I bashkohemi SHBA-së në zi për humbjen e mikut të vjetër

05 dhjetor 2021 | 18:25

Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli është shprehur i pikëlluar me lajmin për vdekjen e ish-senatorit amerikan, Bob Dole.

“Shumë i pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Dole”, shkroi ambasadori Dugolli në Twitter.

Ai tha se Kosova i bashkohet SHBA-së në zinë për humbjen e një prej zyrtarëve më të shquar dhe mikut të madh.

“Ne i bashkohemi SHBA-së në zi për humbjen e një shërbyesi të shquar publik dhe një miku të vjetër të Kosovës”, shkroi ai, duke u shprehur ngushëllime të afërmve dhe më të dashurve të tij.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur sot në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.

Vdes miku i madh i Kosovës, senatori Bob Dole

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti,…