Ambasadori i Norvegjisë pret marrëveshje këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Srand Sjaastand, ka marrë pjesë sot në konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, që është organizuar nga RIDEA, ku edhe janë paraqitur rezultatet dhe gjetjet e sondazhit mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi.
Ai gjatë fjalës së tij ka thënë se pret që deri në fund të këtij viti ë arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shpresoj që të arrihet një marrëveshje në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Më lejoni të them se Norvegjia e ka mbështetur marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut të Greqisë shpresoj që të shërbej si shembull. Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë për një dialog normalizim, për një derë të hapur që për momentin kjo derë është e mbyllur”, ka thënë Sjaastand.