![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/FB_IMG_1641842151620.jpg)
Ambasadori i ri amerikan takon Gërvallen
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeffrey Hovenier, i cili i dorëzoi kopjet kredenciale tek ministrja.
“Ministrja Gërvalla uroi ambasadorin Hovenier për detyrën e re dhe i shprehu mirëseardhje në Kosovë, në shtetin më pro amerikan, qeveria dhe qytetarët e të cilit e kanë prioritet kultivimin dhe avancimin e bashkëpunimit, partneritetit dhe miqësisë së fortë me ShBA-të”, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme.
Gërvalla dhe ambasadori amerikan kanë biseduar rreth zhvillimeve aktuale në Kosovë, politikës së jashtme dhe raporteve bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve.
Nga ana e tij ambasadori Hovenier ritheksoi qëndrimin mbështetës të ShBA-ve ndaj Kosovës.