Ambasadori i ri amerikan të martën takohet me Pacollin
03 dhjetor 2018
| 17:13
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett, të martën do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
“Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, do të zhvillojë një takim kurtuazie me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, z. Philip Kosnett. Takimi do të zhvillohet të martën, më datë 4 dhjetor, 2018 në ora 11:15 në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e MPJ-së.
/Epoka e re/