Ambasadori i ri gjerman: Dialogu me Serbinë është prioritet, jemi përkrah jush (Video)
06 gusht 2020
| 12:20
Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë një adresim publik, nëpërmjet të cilit ka shprehur falënderim për mikpritjen që i është bërë atij bashkë me bashkëshorten në Prishtinë.
Me këtë rast, ambasadori Rohde ka shprehur mbështetjen e pakusht të Gjermanisë për Kosovës, duke përfshirë edhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Gjermania është përkrah jush. Dialogu dhe normalizimi i raporteve me Serbinë është prioritet”, është shprehur ai në videon e publikuar në llogarinë e vet në “Twitter”.
Good morning #Kosovo! Here is my video message to all Twitter followers in 🇽🇰and elsewhere 🌍. Looking forward to meeting you all soon (virtually)! pic.twitter.com/aU79xdrim8
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 6, 2020