Ambasadori i ri gjerman sot i dorëzon letrat kredenciale
30 korrik 2020
| 11:03
Ambasadori i ri i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka arritur në Kosovë.
Ai nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se sot do t’i dorëzojë letrat kredenciale.
“Të dashur ndjekës, në këtë ditë të bukur unë dhe gruaja ime Sonia Lapointe kemi arritur në Kosovë. E falenderoj Christian Heldt për këtë mirëseardhje të ngrohtë dhe mezi pres të ju takojë të gjithëve këtu. I juaji Jorn Rohde”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”
Dear followers, on this beautiful day my wife Sonia Lapointe and I have arrived in #Kosovo. Today I will hand over my credentials. I thank @CHeldtBerlin for this warm welcome and look forward to meeting you all here soon… Yours, Jörn Rohde #staytuned pic.twitter.com/MR4zkYemgf
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 30, 2020