Ambasadori i ShBA-së: Asociacioni të bëhet urgjentisht, por me kufizime

09 tetor 2023 | 17:05

Themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe “duhet të ndodh urgjentisht”. Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Në një intervistë me prestiogjiozen ndërkombëtare “Bloomberg”, Hovenier ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një kërkesë e kamotshme e ShBA-ve.

Ai ka thënë se komuniteti serb në Kosovë “ka një numër shqetësimesh dhe Asociacionin e shohin si një mënyrë që ndihmon në adresimin e atyre kërkesave”.

Megjithatë, Hovenier  ka theksuar se një asociacion i tillë nuk duhet të përmbajë kompetenca ekzekutive dhe “duhet të ketë kufizime, sepse ne besojmë se pa këto kufizime mund të bëhet diçka problematike ose burim destabiliteti”.

Në lidhje me sulmet e grupit paramilitar në Banjskë që u udhëhoqën nga terroristi Millan Radoiçiq, dhe marrjen e përgjegjësisë për sulmet terroriste nga ky i fundit, Hovenier  është shprehur se “nuk besoj se këto do të jenë fjalët e fundit mbi këtë çështje”.

“Ne jemi në dijeni se ai ka thënë se e ka bërë këtë vetë. Ne nuk besojmë se kjo do të jetë fjala përfundimtare për këtë (çështje). Puna duhet të vazhdojë për të përcaktuar përgjegjësin përfundimtar”, ka thënë ambasadori amerikan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti kroat i supermarketeve Konzum ka njoftuar se po tërheq…