Ambasadori i ShBA-së: E dënojmë fuqishëm dhunën ndaj autoriteteve sovrane të Kosovës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka dënuar fuqishëm sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës në afërsi të Zubin Potokut.
Hovenieri në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se Ambasada e ShBA-së është thellësisht e shqetësuar për sulmin me armë zjarri ndaj autoriteteve sovrane të Kosovës.
“Ambasada e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë zjarri dhe hedhje gurë ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës afër Zubin Potokut. Këto sulme ndodhën kur autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare”.
“Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të papranueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne tërheqim vërejtjen kundër spekulimeve që do të rrisin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë punë thelbësore”, ka shkruar Hovenieri.
1/2: The U.S. Embassy is deeply concerned by reports of gun shots fired & rocks thrown at Kosovan law enforcement officials near Zubin Potok. These attacks occurred as the sovereign authorities responsible for maintaining peace & security were carrying out their official duties.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 15, 2022