Ambasadori i ShBA-së flet për takimin që pati me dyer të mbyllura në Komisionin për Punë të Jashtme

02 qershor 2022 | 12:11

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur në një konferencë për media pas takimit që ka zhvilluar me anëtarët e  Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se në anëtarët e këtij komisioni ka diskutuar në lidhje me politikën e  së jashtme dhe sigurisë kombëtare.

“Sapo kisha një takim shumë të mirë me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme. Isha i nderuar që pata ftesë nga kryetari i komisionit për të ardhur dhe për të diskutuar çështjet që janë në interes të komisionit. Patëm një diskutim të frytshëm mbi çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare”, ka thënë ai, duke shtuar se ka respekt për punën e anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme.

“Kam respektin më të madh ndaj Kuvendit si një element i sistemit demokratik, dhe bazuar mbi diskutimet që patëm kam një respekt të madh për anëtarët e këtij komisioni dhe punën që ata punojnë për përkrahjen e prioriteteve në politikën e jashtme dhe të sigurisë kombëtare të Kosovës”, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, ka prekur edhe…