Ambasadori i ShBA-së i del në krah homologut zviceran
29 mars 2019
| 17:40
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, është pajtuar me deklaratat e ambasadorëve të akredituar në Kosovë në përkrahje të deklaratës se homologut të tyre zviceran, Jean-Humbert Lebet në lidhje me veteranët “mashtrues”.
Kosnett ka shpërndarë në llogarinë e vet në “Twitter” postimin e ambasadorit britanik, Ruairi O’Connell, i cili nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka shkruar se populli e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit.
Gjatë përurimit të një ujësjellësi në Skenderaj, i cili është financuar nga Qeveria zvicerane, ambasadori Lebet kishte thënë se nuk duhet paguar veteranët e rrejshëm, e pastaj të tjerët të investojnë në projekte qenësore për qytetarët e Kosovës.