Ambasadori i ShBA-së në Kosovë: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve, sulme ndaj vetë demokracisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), Philip Kosnett për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë.
Sipas tij, një shtyp i gjallë, i lirë dhe që informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë, është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme.
“Një shtyp i gjallë, i lirë që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë, është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme. Gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vetë demokracisë”, ka shkruar ambasadori Kosnetti në llogarinë e vet në “Twitter”.