Ambasadori i ShBA-së në Kosovë mirëpret shtyrjen e zbatimit të reciprocitetit me Serbinë

02 gusht 2022 | 11:27

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier, e ka mirëpritur vendimin e liderëve të Kosovës për ta pezulluar përkohësisht zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Hovenieri ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se dy masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.

“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar zhvillimet…