Ambasadori i Shqipërisë takohet me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme
06 dhjetor 2023
| 12:52
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Letrat kredenciale ambasadori i ri i Shqipërisë, Petrit Malaj, i ka dorëzuar të presidentja Vjosa Osmani më dy nëntor.
Në ditët e para të mandatit të tij, ambasadori Malaj është pritur në takim nga pothuajse gjithë spektri politik i Kosovës.