
Ambasadori i Shqipërisë viziton kontingjentin e FA-s me mision në Komandën e KFOR-it
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj i shoqëruar nga atasheu ushtarak kolonel Beqir Tafili, zhvilloi një takim me Kontingjentin e Forcave të Armatosura me mision në Komandën e KFOR-it.
Ambasada e Shqipërisë njofton se në takimin me kontingjentin paqeruajtës, ambasadori falënderoi të gjithë personelin për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin në shërbim të paqes dhe të sigurisë rajonale dhe më gjerë.
“Kontributi dhe profesionalizmi i ushtarakëve të FA-s në KFOR, është vlerësuar maksimalisht edhe nga drejtuesit e KFOR-it në Prishtinë, por edhe nga drejtuesit e Komandës në Pejë ku operojnë trupat tona”.
Në përfundim, Malaj iu uroi suksese të mëtejshme në detyrën e tyre fisnike, në shërbim të mbrojtjes, sigurisë dhe paqes, duke, iu garantuar mbështetjen maksimale të Tij, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë shqiptare.