Ambasadori i Turqisë viziton Skenderajn
14 mars 2023
| 15:38
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku, kanë mirëpritur të martën në një takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunç Angili.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dy institucioneve respektive, që është vlerësuar i shkëlqyer.
Kryetari Nura dhe ambasadori Angili janë pajtuar të vazhdojë bashkëpunimi, në interesin e qytetarëve të komunës së Skenderajt.