Ambasadori i Zvicrës në Kosovë: Ndryshimi i kufijve nuk funksionon
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, ka thënë se korrigjimi i kufijve asnjëherë nuk ka funksionuar dhe se prekja e kufijve do të sillte telashe për të dyja vendet, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë
Ai ka thënë se Samiti i Berlinit ka konfirmuar rëndësinë e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim dhe integrim në Bashkim Evropian (BE).
“Në këtë kontekst, duhet theksuar disa çështje thelbësore. Ndryshimi i kufijve nuk funksionon, as nuk ka funksionuar kurrë në histori. Nëse lëvizin kufijtë arsyet e konfliktit nuk do të zgjidhen, sidomos në Ballkan. Mund të futeni në telashe. E dyta, kur marrëveshja bëhet me detyrim edhe zgjidhjet e shpejta janë jostabile. Duhet besim mes palëve për të arritur marrëveshjen dhe për këtë duhet kohë. Procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent”, ka thënë Lebet gjatë tryezës me temën: “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit” të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.