Ambasadori i Zvicrës takon Osmanin, flasin për formimin sa më të shpejt të institucioneve
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur të premten në takim ambasadorin e Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly.
Me këtë rast, Osmani e ka falënderuar ambasadorin Kolly për pritjen e institucioneve zvicerane në vizitën zyrtare, si dhe ka shprehur mirënjohje te thellë për takimet konstruktive dhe përmbajtjesore me përfaqësuesit më të lartë institucional. “
U.d. presidentja Osmani theksoi po ashtu që si rezultat i kësaj vizite, tashmë janë ndërmarrë hapat e parë për konkretizimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe që shumë shpejt do të iniciohen projekte e nisma të tjera në fusha të ndryshme konform prioriteteve zhvillimore të qeverisjes së re. Në takim u fol për rëndësinë e themelimit sa më të shpejt të institucioneve e me ç’rast u theksua nevoja për respektim të plotë të vullnetit të shprehur të qytetarëve”, thuhet në njoftimin për media.
Duke folur për situatën aktuale me pandeminë, u.d. presidentja Osmani vlerësoi lartë gatishmërinë e autoriteteve zvicerane për të parë mundësitë për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave.