Ambasadori italian: Kushtetuesja foli, së shpejti do të kemi zgjedhje të lira në Kosovë

22 dhjetor 2020 | 16:01

Ambasadori i Italisë është takuar të martën me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku kanë diskutuar për gjendjen me Covid si dhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

Orlando ka thënë se së shpejti do të ketë zgjedhje të lira e të drejta në Kosovë. Në këtë kontekst, Orlando ka thënë se Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me qeverinë për të trajtuar sfidat urgjente të vendit.

“Gjykata Kushtetuese ka folur: së shpejti do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme në Kosovë. Ndërkohë, Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me qeverinë për të trajtuar sfidat më urgjente, duke filluar me Covid. Ky ishte mesazhi im për ministrin Armend Zemaj sot”, ka shkruar Orlando në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka…