Ambasadori italian: Lajçaku mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë
03 prill 2020
| 14:56
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka përshëndetur emërimin e Miroslav Lajçakut si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Orlando ka thënë se Lajçaku mund të llogaris në mbështetjen e Italisë për rinisjen e sa më shpejt të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin.
“Përshëndes emërimin e Miroslav Lajcak si përfaqësues i posaçëm i BE-së dhe i uroj suksese. Ai mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga BE-ja, duke synuar marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse dhe pajtimin”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.