
Ambasadori italian: Secili fiton kur demokracia lulëzon
16 shkurt 2021
| 13:31
Ambasadori italian në Prishtinë, Nicola Orlando ka uruar Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se secili fiton kur demokracia lulëzon, raporton “Epoka e re”.
“Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen Vetëvendosje!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor. Secili fiton kur demokracia lulëzon! Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit!”, ka shkruan diplomati italian.