Ambasadori italian shpreson se Kosovës do t’i hiqen vizat së shpejti
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka folur rreth Samitit të Zagrebit që është mbajtur këtë të mërkurë, ku temë diskutimi ishte pandemia dhe ndihmat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përballuar Covid-19.
Orlando ka thënë se shpreson se shumë shpejt do të ndodh liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Shpresojmë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës së shpejti do të jetë një realitet”.
“Në Samitin e Zagrebit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ritheksoi se ‘vizioni evropian duhet të udhëheq lidershipet politike’ në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Miroslav Lajçak”, ka shkruar Orlando në llogarinë e vet në “Twitter”.
📢 "We hope visa liberalization for Kosovan citizens will soon be a reality."
At Zagreb summit #Italy PM @GiuseppeConteIT recalled "European vision that must drive political leaderships" in Western Balkans & #Kosovo–#Serbia dialogue facilitated by EUSR @MiroslavLajcak.
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 https://t.co/XphMu7bsul
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) May 7, 2020