Ambasadori italian: S’ka kohë për të humbur, të formohen institucionet
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, tha se pret konsitutimin e shpejtë të Kuvendit të Kosovës dhe formimin qeverisë së re.
Ai ka theksuar se ka shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, rendin dhe ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik.
“Urime të gjithë deputetëve të rinj të Kosovës. Mezi presim për një formim të shpejt të Kuvendit dhe Qeverisë gjithashtu edhe zgjidhjen e presidentit. Shumë punë për të luftuar pandeminë dhe për të forcuar ekonominë, Rendin dhe Ligjin dhe progresin drejt integrimit euro-atlantik. S’ka kohë për të humbur”, ka shkruar Orlando në “Twitter”.
Congratulations to all new deputies of #Kosovo!
We look forward to a swift formation of Assembly & Government as well as election of President. Lots to do to fight pandemic, strengthen economy & Rule of Law, & progress towards Euro-Atlantic integration. No time to lose!
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 https://t.co/kFWDONBcyH
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) March 13, 2021