Ambasadori italian thotë se Evropa është fati i Kosovës

09 maj 2021 | 12:29

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me rastin e Ditën e Evropës. ka thënë se Evropa është edhe fati i Kosovës.

Orlando ka theksuar se Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori.

“9 maji është Dita e Evropës: ne festojmë me intuitën etërve themeltarë që vetëm në unitet qëndron paqja dhe zhvillimi social. Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe fati i Kosovës. Rruga është e qartë dhe urgjente, por duhet kurajë si nga Kosova ashtu edhe nga Evropa. Përpara!”, ka shkruar Orlando në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora…