Ambasadori italian thotë se Evropa është fati i Kosovës
09 maj 2021
| 15:25
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka uruar për Ditën e Evropës, ndërsa thotë se vetëm me unitet qëndron paqja dhe zhvilli shoqëror.
Veç kësaj, ai përmes Twitter shprehet se Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori, por dhe fati i Kosovës, njofton Klan Kosova.
”9 Maji, është Dita e Evropës, ne festojmë intuitën e Etërve tanë Themelues ‘Founding Fathers’, që vetëm në unitet qëndron paqja dhe zhvillimi shoqëror. Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe fati i Kosovës. Rruga është e qartë dhe urgjente, por duhet guxim si në Kosovë, ashtu edhe në Evropë. Përpara!”.