Ambasadori Kastrati i dorëzon letrat kredenciale te presidenti slloven Pahor
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Zyrën e Presidentit, ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, duke u akredituar si ambasador fuqiplotë i Kosovës në Slloveni.
Me këtë rast, presidenti Pahor i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në Republikën e Sllovenisë ambasadorit Kastrati.
Ndërkaq ambasadori Avni Kastrati e falënderoi presidentin Pahor për pritjen duke i përcjell përshëndetjet e përzemërta të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Ambasadori Kastrati, gjithashtu, ka theksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve.
/Epoka e re/