Ambasadori Kastrati viziton Naim Malokun
02 korrik 2019
| 14:20
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, ka vizituar në Lubjanë ish-komandantin e UÇK-së, ish-deputetin, njëherësh këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Naim Malokun, pas daljes nga spitali ku para disa ditësh pati një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Lajmin e ka bërë me dije djali i Naim Malokut, Kreshniku, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.