
Ambasadori Kiçmari: Qosja, simbol i dijës
19 prill 2018
| 10:30
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, ka takuar akademik Rexhep Qosjen.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Qosja është simbol i dijës dhe mendjes së ndritur ndër shqiptarë.
“Me mikun tim të nderuar Akademik Rexhep Qosjen, të cilin e konsideroj si simbol të dijes dhe mendjes së ndritur ndër shqiptarë. Biseduam për shkencën, letërsinë, filozofinë, diplomacinë dhe politikën. Mendimi i tij ka një vlerë të veçantë për mua”, ka shkruar Kiçmari.