
Ambasadori Kiçmari takon ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Koresë
14 mars 2025
| 13:12
Ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Koresë, Joseph Y. Yun. Siç bënë të ditur në llogarinë e vet në facebook, ambasadori Kiçmari ka thënë se takimi ka qenë shumë i mirë, përmbajtjesor dhe i dobishëm.
“Një takim shumë i mirë, përmbajtjesor dhe i dobishëm me ambasadorin Joseph Y. Yun, shef i misionit të SHBA në Seul (Republika e Koresë)”, ka shkruar Kiçmari.