Ambasadori Kosnett e quan lajm të mirë avancimin e statusit të Kosovës në MCC

13 dhjetor 2018 | 11:09

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Philip Kosnett e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën donacionin nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC).

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përparmin në luftën kundër korrupsionit.

Ambasadori Kosnett në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkuar se Kosova duhet të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, për ta ruajtur të drejtën për Programin Kompakt të MCC-së.

Ditë më parë Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) ka avancuar statusin e Kosovës në këtë program, duke ndarë miliona euro të cilat do të investohet në infrastrukturë dhe energji.

Ndërsa si shenjë falënderimi për këtë donacion Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur flamuj amerikan në çdo cep të kryeqytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projekti i kogjenerimit për ngrohje të qytetit me avull nga…