
Ambasadori Kosnett falënderon ushtarët amerikanë që shërbyen në NATO dhe KFOR
11 qershor 2019
| 18:21
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, në 20-vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë ka falënderuar ushtarët amerikanë që kanë shërbyer në mbështetje të paqes.
“Faleminderit për mijëra ushtarë amerikanë që kanë shërbyer në NATO e KFOR, operacionet në mbështetje të paqes në Kosovë. NATO për paqe”, ka shkruar Kosnetti në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/