Ambasadori Kosnett: Gjatë fushatës mos i harroni paqen dhe drejtësinë
27 shtator 2019
| 12:12
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se nuk duhet të harrohet paqja gjersa është duke vazhduar fushata elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit.
“Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prospertitetit për të gjithë”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e vet në “Twitter”.