Ambasadori Kosnett i shkon Mustafës në zyre
13 janar 2020
| 12:30
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka arritur në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Klan Kosova” mëson se arsyeja e kësaj vizite ka të bëjë ekskluzivisht me çështjen e koalicionit VV-LDK.
Kujtojmë se mosarritja e koalicionit LV-LDK për formimin e qeverisë se re pas zgjedhjeve të 6 tetorit, mbetet tema kryesore në Kosovë.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se ka përafrim me LDK-në.