
Ambasadori Kosnett: Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin
31 mars 2019
| 17:41
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Philip Kosnett, ka vlerësuar se Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin me këtë shtet.
“Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin. Muajin e kaluar kam ndarë tregimet e shumë grave që janë udhëheqëse në Kosovë. Unë ju ftoj të ndani udhëheqësit që ju frymëzojnë, përdorni ‘WomenLeadKS’, kështu që ne mund të festojmë kontributet e grave në Kosovë!”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/