Ambasadori Kosnett: Liria fetare, vlerë e përbashkët e Kosovës dhe Amerikës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkë me bashkëshorten e tij, Alisonin, kanë shtruar një iftari për të rinjtë e Kosovës.
Ai nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter”, ka shkruar se këtë iftar e ka shtruar të martën në nderim të muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Alisoni dhe unë u nderuam të presim të rinjtë nga shumë fe për një darkë iftari, në respekt të muajit të shenjtë të Ramazanit. Liria e fesë është një nga vlerat e rëndësishme të përbashkëta nga Kosova dhe Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Kosnett.
Alison and I were honored to host young people from many religions for an #IftarDinner in observance of the holy month of Ramadan. Freedom of religion is one of the important values shared by #Kosovo and the United States. pic.twitter.com/TuEZdcxe9R
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 29, 2019