Ambasadori Kosnett, Rakiqit: Përfaqësuesit e serbëve duhet të mbeten në institucione

15 mars 2019 | 17:58

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë me dije se është takuar të premten me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Ai në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se me zyrtarët e Listës Serbe ka biseduar për shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë.

“U takova sot me drejtuesit e Listës Serbe. Diskutuan për interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb të Kosovës. Përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbeten në institucionet e Kosovës dhe të punojnë në emër të komunitetit të tyre”, ka shkruar Kosnett.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Vëllaznimi është duke treguar një sezon të mirë në…